Komiteti i Veteraneve të LANÇL, përkujtoi 9 Majin, 76 – vjetorin e fitores të koalicionit të popujve të botës ndaj nazi-fashizmin.
Në fillim të takimit kryetarja e këtij komiteti, znj. Neriman Gjivogli foli për një shqetësim të krijuar ditët e fundit nga Drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido.
Ajo kritikoi me tone të ashpra këtë qëndrim mohues ndaj Heroi t Popullit Qemal Stafa dhe pruri përpara të pranishmëve, prononcimin e zv/ kryeministrit Z. Erjon Braçe.
Ilirjan Haxhi solli fakte konkrete se si ky drejtor mohon dhe origjinën e tij, kur të parët e tij kanë strehuar në Delvinë në shkurt të vitit 1942 Qemal Stafën.
Xheladin Beqiri, punonjes i Muzeut në Sarandë do ta quante dorëzim të historianëve përpara miteve që ka ngritur populli gjatë historisë së tij. I tillë qëndron dhe miti i Qemal Stafës.
Pasardhesi i veteranëve, Vladimir Kodhelaj, do të fliste për ditën e 9 Majit, për Luftën e II Boterore si dhe rëndësinë e rradhitjes së luftës së popullit shqiptar përkrah popujve të tjerë të botës kundër nazi – fashizmit.
Anastas Gurma dhe Thanas Xhani do e pasuronin me materialet e tyre tablonë për ditën e 9 Majit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/V5dwsrnoVUU