Para 4 vitesh, në mënyrë të beftë, do ikte nga kjo botë në një moshë relativisht të re, ish-kryebashkiaku demokrat i Delvinës Dhurim Alinani.
Ndaj, kreu i PD-së në këtë qytet, Hari Imeri, ka rezervuar një dedikim për të ndjerin.
“Në përkujtim të përvjetorit të katërt të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Bashkisë Delvinë Dhurim Alinani.
Zoti ja lehtësoftë dhimbjen e mungesës së tij prindërve, bashkëshortes, dy fëmijëve, vëllezërve dhe motrave, dhe të gjithë të dashurve të tij”, shkruan Imeri.
Kujtojmë se Dhurim Alinani u shua nga një goditje në zemër teksa shijonte një drekë me miq e kolegë te Syri i Kaltër. Atëkohë ai ushtronte avokatinë, një profesion që e vijoi pasi la pas 8 vite qeverisjeje të Delvinës.
Ai do të mbahet mend për investimet e shumta infrastrukturore në këtë qytet për aq kohë sa e qeverisi, duke u bërë dhe i vetmi kryebashkiak i djathtë aty me dy mandate rresht. /sarandacity.al/