Policia greke ka vënë një shpërblim të majmë financiar në funksion të identifikimit të vrasësësve të Caroline-s, një 20-vjeçare, nënë e një foshnjeje 11-muajshe, gjatë një grabitjeje në prej lagjeve të Athinës.
“Me vendimin e sotëm të përbashkët ministror të ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Michalis Chrysochoidis dhe zv.ministrit të Financave, Theodoros Skylakakis, u vendos një shpërblim monetar prej 300 mijë euro, për këdo që siguron të dhëna dhe informacione për hetimet, që do të shërbejë në arrestimin e autorëve të grabitjes pas vrasjes së 20-vjeçares, mëngjesin e sotëm brenda shtëpisë së saj në Glyka Nera, Atikë. Ju lutemi çdo qytetar që di diçka në lidhje me rastin kontaktoni në numrat e telefonit 210-6442694 dhe 210-6411111 të Drejtorisë së Sigurisë të Atikës.
Vihet re se, për personat që do të japin informacione dhe të dhëna, do të sigurohet anonimitati ndaj secilit autoritet dhe çdo pale të tretë”. /sarandacity.al/