Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Richter ka goditur mbrëmjen e sotme Greqinë.
Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Korçë, ndërsa mësohet se thellësia e goditjes ka qenë 2 km, ndërsa epiqendra ishte pikërisht Kastoria në Greqi.
Për momentin nuk raportohet për dëme apo pasoja në njerëz veç panikut.
Kujtojmë se shumë lëkundje në jug apo juglindje të Shqipërisë, epiqendrat i kanë në Greqinë fqinje. /sarandacity.al/