Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një përshkrim i dy lagjeve të Sarandës nën komunizëm: përse njëra ishte filoitaliane e tjetra filoamerikane

by PorositWeb
11 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Me anë të një shkrimi në FB të titulluar “Saranda e kohëve të Klonit”, kolegu Thoma Nika ofron një përshkrim interesant të dy lagjeve të qytetit, se si u profilizuan ato në kushtet e izolimit komunist në raport me Perëndimin e ndaluar.

“Dy lagje me emra filoitalian dhe proamerikan”, shkruan Nika, duke vijuar më tej zbërthimin:

“Është e pabesueshme, por shumë e vërtetë. Një lagje e Sarandës në kohën e “telave me gjëmba” dhe të mureve ideologjikë,  mbante sinonimin Lagja Rai. Ajo që sot quhet Lagja Kodër.

Vetë kjo mbiquajtje ishte një karshillëk ndaj regjimit.

Quhej kështu, pasi kanalet televizive italiane, atje dilnin pa patur nevojë për mekanizmin e të ashtuquajturave ‘kanaçe’.  Valët e televizioneve italiane vinin me sinjal të plotë në çdo apartament, si të ishin ngritur në tokë italiane dhe banotët të ishin ‘italiano vero’.  Se ishte koha kur pallatet nuk ia zinin detin dhe dritën njeri.tjetrit. Të gjithë shikonin detin për nga Korfuzi, kryesisht.

Një lagje tjetër, hyrja e Sarandës, ose Lagja Nr 1, mbiquhej Lagja Amerikane, ngase ajo banohej në shumicë nga familjarë ose pasardhës të të emigruarve në Amerikë. Nga Amerika, që na dukej një planet tjetër, në atë Lagje hynin gati çdo muaj, dërgesa në dollarë. Dollarët nuk i merrnin kurrë, sepse ato konvertoheshin në lekë, me kursin që i donte qejfi shtetit të kohës.

E dollarët e konvertuar, në të shumtën e rasteve konvertoheshin në shtëpi vila, duke e bërë të dallueshme këtë lagje nga të tjerat, si në arkitekturë edhe në mënyrë jetese.

Duhej të ishe me fat, të ishe dhëndër në Lagjen Amerikane.

E akoma më me fat ndjeheshe, nëse autorizimi që të bënte me apartamentin e shumëpritur nga shteti, të qëllonte në Lagjen Rai.

Dy në një: edhe me ‘një çati mbi kokë’ në lagjen më panoramike, edhe me “dritaren” nga Italia e Sanremos, Hit Parade etj etj.

Edhe brenda “telave me gjëmba” Saranda shprehte hapur dhe qartazi, me këto emra të mbivendosur në dy lagje,  orientimin e papenguar dot filoitalian e proamerikan”. /sarandacity.al/

Tags: KujtesëPerditshmeri
Previous Post

Sarandioti për sarandiotin: Ky është Ksant Gjoni, e do atdheun me vepra!

Next Post

Tërmet në Greqi, e vuan dhe Korça

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Si do qe gjuha shqipe nëse….
Kujtesë

Si do qe gjuha shqipe nëse….

24 Mars, 2023
Një Fake shqiptar në kohën e Italisë
Kujtesë

Një Fake shqiptar në kohën e Italisë

10 Mars, 2023
Emri që mishëron 8 Marsin: a e dini kush ishte Clara Zetkin, një anti-kapitaliste e thekur?
Kujtesë

Emri që mishëron 8 Marsin: a e dini kush ishte Clara Zetkin, një anti-kapitaliste e thekur?

8 Mars, 2023
Kur regjimi komunist krijoi medaljen “Nëna”: kujt i jepej?
Kujtesë

Kur regjimi komunist krijoi medaljen “Nëna”: kujt i jepej?

8 Mars, 2023
Të jetosh e të të lindin fëmijë në Butrint
Kujtesë

Të jetosh e të të lindin fëmijë në Butrint

21 Shkurt, 2023
Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues
Kujtesë

Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues

28 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.