Sot, rreth orës 11:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasi J. G., 68 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se një ditë më parë, një vdekje e ngjashme tronditi Sarandën, pasi bëhej fjalë për një djalë të ri, 30 vjeç.
Jetëhumburi qe Rades Musai, i njohur në jetën shoqërore të qytetit. /sarandacity.al/