Më e fundit nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e martës në Athinë, ku Glyka Nera, ku grabitës hynë në një familje dhe i morrën jetën një nëne 20-vjeçare, është mënyra se si ndodhi kjo.
Sipas gjetjeve të ekspertit mjekësor, vrasësit mizorë e mbytën 20-vjeçaren me duar. Brenda gojës së saj ishte një copë pëlhure që autorët e shtynë brenda, ndërsa në të njëjtën kohë i mbyllën hundën dhe gojën me duar.
Çfarë dëshmoi burri 32-vjeçar i Caroline në polici
Piloti 32- vjeçar u kthye në shtëpinë e tij dje pasdite vonë, disa orë pas makthit që jetoi. I shoqëruar nga tre oficerë policie, ai mbërriti në shtëpinë e e tij për të marrë disa sende personale, qëndroi në të për një orë dhe u largua.
Në largim, ai bëri deklaratat e tij të para pas ngjarjes tragjike para gazetarëve që e prisnin.
“Ata do të kapen. Policia e di se si ta bëjë punën e saj. Atë që kaluam unë dhe familja ime dhe familja e gruas sime, nuk duhet ta prrovojë askush” tha ai, para se të largohej nga skena.
Çfarë dëshmoi 32-vjeçari në polici
“I pashë papritmas para meje. Tre me kapuçë të plotë, dy dhe i treti kishte mbuluar qafën deri tek hundët. Fiziku i tyre ishte normal. Më thoshin vazhdimisht se ku ishin paratë,” dëshmoi 32-vjeçari, duke përshkruar momentet kur ai u ndesh ballë për ballë me kriminelët.
“Unë u thashë atyre se ku i kisha fshehur paratë në mënyrë që mundimi të mbaronte shpejt. Ne kishim blerë një tokë dhe kishim disa para në shtëpi për t’i dhënë ato për ndonjë punë fillestare.
Dëgjova gruan time duke bërtitur për ndihmë të lidhur në shtrat ndërsa unë u lidha në dysheme. Ne bërtisnim që të mos lëndoheshim.
Foshnja po qante, gruaja ime po qante dhe dikush ose disa persona po kërkonin nëpër shtëpi për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri.
Papritmas ata u larguan nga dhoma ndërsa unë ndalova së dëgjuari zërin e gruas sime,” shtoi ai në dëshminë e tij në polici. /sarandacity.al/
https://youtu.be/T1-C1NvQ3Yc