Fill pas u komandua kryetar i degës së PD-së në Sarandë, ish-kryekomunari i Ksamilit Vesel Koçia veçon dy emrat që ia besuan atij këtë detyrë.
“Faleminderit drejtuesve të Partisë Demokratike për besimin dhe vleresimin e treguar ndaj meje duke më komanduar si kryetar të degës së Partisë Demokratike Sarandë deri në zgjedhjet që do të organizohen sipas statutit!
Falenderoj deputetet Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa për mbështetjen e tyre dhe të gjithë anëtarët e degës së PD-së Sarandë!”, shkruan Koçia.
Nga ana tjetër, duke qenë se është përkohësisht në këtë detyrë, ai përcjell mesazhin e synimit për të qenë kryedemokrat i Saradës paz zgjedhjeve në struktura.
“Do të jem i përkushtuar për të bashkuar rreth degës PD-së vlerat, kontribuesit dhe qëndrestarët ndër vite!
Sbashku me strukturat e tjera të degës do të ngremë në nivelin e duhur aksionin opozitar në shërbim të së mirës së përgjithëshme,në shërbim të qytetarëve!
Sëbashku do të bëjmë më të mirën për të patur një rezultat zgjedhor fitues në përballjen më të afert me kundërshtarët politikë!
Partia Demokratike Sarandë do të jetë partia e vlerave!”, shkruan Koçia.
Emri i tij në krye të PD-së Sarandë pason atë të të ndjerit Hazir Mema, që pak kohë më parë humbi jetën krejt papandehur. /sarandacity.al/