Një gjeorgjian u arrestua nga autoritetet greke në kufirin e Evros, i cili udhëtonte me pasaportë false, me të cilën do të largohej nga Greqia, drejt Bullgarisë.
Falë vëzhgimit të policisë, gjeorgjiani që kishte falsifikuar dokumentet, ishte në kërkim nga autoritetet që nga marsi i kaluar pasi gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në një shtëpi në Pikermi që u grabit nga autorë të panjohur.
Policia e arrestoi dhe e çoi në stacionin lokal të policisë.
Një test i ADN-së zbuloi se shenjat e gishtërinjve të tij ishin gjetur në një grabitje në shtëpinë e një çifti të moshuarish në Pikermi, ku grabitësit i lidhën, i rrahën dhe më pas i vodhën.
Përveç këtij rasti policia do të vazhdojë me të gjitha procedurat, në mënyrë që të zbulojë nëse gjeorgjiani është i përfshirë në krimin në Glyka Nera të ndodhur në 11 maj ku u masakrua 20-vjecarja Caroline. /sarandacity.al/