Në një intervistë për RTSH-në, kryetari i Bashkisë Adrian Gurma tha se janë të gjitha mundësitë që Sarandë të jetë një lokomotivë e turizmit në Shqipëri
Ai është ndalur në vlerën e shtuar që i japin ofertës turistike të vitit 2021, investime të tilla, si: rikonstruksioni i shëtitores dhe aksi i ri rrugor Lëkurës-Kanali i Çukës.
Sipas tij, investime të tilla jo vetëm që shtojnë atraksionin dhe përmirësojnë mobilitetin, por u shtojnë vlerën edhe pronave që shtrihen përgjatë tyre.
Në mënyrë të posaçme, Kryebashkiaku Gurma vlerësoi investimet madhore të pritshme, siç është ai që do ta bëjë Sarandën me portin e jahteve që do të nisë në fund të sezonit.
Ndërsa investimi për aeroportin turistik, do të sjellë aksesimin e plotë të Sarandës drejtpërdrejt edhe nga ajri, duke i dhënë fund përdorimit të aeroportit të Korfuzit dhe Janinës, nga turistë të huaj që zgjedhin për destinacion Sarandën. /sarandacity.al/
https://youtu.be/vlxNm_mIF0w