Kreu i PD-së së Delvinës Hari Imeri, e ka shpalosur publikisht qëndrimin e tij mbi atë se kush duhet të jetë në krye të PD-së, në kohën kur disa zëra kërkojnë dorëheqjen e Bashës, apo një tjetër emër për ta udhëhequr këtë forcë, pasi nuk arriti sërish të ringjitej në pushtet.
“Për vazhdimin e drejtimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë kam një gjykim:
Rendis Lulzim Bashën të parin, pastaj 100 vende bosh, e pastaj ka shumë personalitete të tjerë në PDSH, të shquar me integritet, vizion dhe virtyte, për të cilët kam konsideratë të plotë.
(Theksoj se Lulzim Bashën nuk e kam anëtar familje, as kam përfituar materialisht prej tij, madje kam deklaruar dorëheqjen me ardhjen e PDSH-s në qeverisje, sepse me PDSH kontratën e kam lidhur për shkak të vlerave jo për hir të interesave meskine, por edhe nese do të ishte ashtu si më sipër, formimi im nuk e njeh gjykimin jo të drejtë të influencuar nga diçka, por të drejtë edhe nëse është kundër pëlqimit tim, madje fal Zotit nuk më mungon kurajua për ta thënë dhe të kundërtën), shkruan Imeri. /sarandacity.al/