Dhjetra objekte antike i gjen në lokalin më të ri në qytet, “Antika Sarandë”.
Hyqmet Balla, pronari i këtij lokali banor i qytetit prej 7 vitesh, ka filluar të koleksionojë objekte prej bronxi, tunxhi, druri dhe qelqi dhe i ka ruajtur me fanatizëm.
“Nuk i shes, jam fanatik i ruajtjes së këtyre objekteve që po të shiten për skrap. Nuk kanë ndonjë vlerë të madhe monetare, por kanë një vlerë të madhe historike”, shprehet Hyqmeti.
Në fakt, fillesat e mbledhjes së tyre kanë qenë pikërisht për skrap, por kanë devijuar rrugës, falë një sensiteti të zgjuar të Hyqmetit.
Në këtë koleksion përfshihen objekte të kulturës popullore që përdoreshin në jetën e përditshme si atë të gatimit por dhe të punës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/_cPkisJx1UE