Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Sezoni: spërkatje e plazheve dhe një protokoll i ri

by PorositWeb
18 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria lajmëroi nisjen e dezinsektimit të plazheve në parapërgatitje për sezonin e ri turistik.

Kjo u tha nga ministrja Manastirliu, e cila së bashku me kolegun e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, morrën pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës.

“I rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proces i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, tha Manastirliu.

Ajo lajmëroi gjithashtu se në maj përfundon vaksinimi i punonjësve dhe operatorëve turistikë, ndërkohë që situata epidemiologjike paraqitet pozitive.

“Është e vërtetë që jemi në një situatë epidemiologjike të kontrolluar, duke qenë se pozitiviteti i rastetve është nën 2%. Shqipëria ka dalë nga zona e riskut.

Dua të theksoj se po vazhdojmë me intensitet procesin e vaksinimit sipas grupmoshave dhe grupeve prioritare, siç janë operatorët turistikë.

Do vijojmë vaksinimet me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar, por mbi të gjitha t’i garantojmë stafeve dhe pushuesve sigurinë e nevojshme”, tha ministrja.

Nga ana tjetër, ministri Klosi tha se do ketë një protokoll të ri për sezonin.

“Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqesin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ia dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”, theksoi ai. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Në një thesar skrapi në Sarandë: si u “devijuan” në antika

Next Post

Lëvizje pasgjedhore në kokën e Kadastrës së Sarandës: ky do jetë kreu i ri

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos
Sociale

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos

29 Nëntor, 2023
Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike
Sociale

Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike

29 Nëntor, 2023
Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet
Turizëm

Agjencia spanjolle: Tre arsye për të vizituar Shqipërinë

26 Nëntor, 2023
Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet
Turizëm

Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet

25 Nëntor, 2023
A është turizmi alpin në rrezik nga ndryshimi i klimës?
Turizëm

A është turizmi alpin në rrezik nga ndryshimi i klimës?

20 Nëntor, 2023
Treguesit: Në shtator, “kulmi i turizmit”
Turizëm

Treguesit: Në shtator, “kulmi i turizmit”

20 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.