Në një intervistë të pak kohëve më parë, Ziso Kristopulli, minoritari i njohur, njeriu që u morr së bashku me të ndjerin Remzi Hoxha nga SHIK-u për t’u çuar në Vain të Lezhës, ngjarje e mesviteve ’90, nga e cila u zhduk Hoxha për të mos u gjetur më asnjë gjurmë e tij, ka akuzuar atë që sot drejton PD-në e Sarandës si kontribues në rrëmbimin e një lokali të tij në Ksamil.
“Në 2003-2004 u shkatërrua dhe lokali, në të cilin unë e kisha të privatizuar dhe me dokumente të rregullta nga Bashkia e Sarandës por nuk u mor parasysh.
Pasi i kërkova Hipotekës nuk ma hipotekuan. Sa herë veja në Hipotekë më thoshin ‘ke një problem, nuk ta hipotekojmë’.
Unë dua lokalin tim, është toka ime, janë dokumentet e mia.
Vesel Koçiu, Shaban Memia, Flamur Noka dhe Mentor Daci ata duhet të përgjigjen para gjykatës për dokumente të falsifikuara sepse ajo është toka ime”, do thoshte ZisoKristopulli gjatë një interviste për A1 Report kohë më parë. /sarandacity.al/