Në një faqe Facebooku të quajtur “Shoqata Saranda” gjendet e postuar një foto me disa prej aktorëve dhe një ish-regjisor, gjithashtu dhe aktor, aq i dashur për publikun sarandiot.
“Regjizori dhe aktorët e Estradës Profesioniste Sarandë : Thoma Milaj, Theofil Haxhijani, Haki Spaho dhe Vangjel Agora.
Mirënjohje për emocionet që na keni dhuruar me interpretimet tuaja të mrekullueshme”, shprehen në këtë faqe.
E pas leximit të këtij postimi ajo që ne pyesim veten është: a u plak kinoteatri i qytetit bashkë me ta?
I shndërruar sot si një gërmadhë, që s’ja hedh njeri sytë, si shkon ndërmend askujt ta rikthejw në jetë a ti “marri pak pluhurat”.
Ky kinoteatër bëri të qeshin të madh e të vogël, qau publiku me këngët e dëgjoi poezitë tek tingullonin e godisnin me emocionin e tyre.
Çfarë plaku i shëmtuar u katandise, pa rruar, pa qethur, pa larë…/sarandacity.al/