Eshtë vënë më së fundi një tabelë referuese mbi punimet në aksin e ri Lëkurës – Çukës.
Ndodh kjo orë pas një shkrimi kritik të sarandacity, ku vihej në dukje mungesa e punëtorëve si dhe e makinerive. Gjithashtu, edhe e një tabele me të dhëna.
Siç shihet, kjo e fundit u vendos ndërsa pritet të shihet nëse do ziejë dhe fronti me makineri e punëtorë.
Gjithsesi, në tabelën referuese, pa një gisht pluhur, mungojnë afatet e përfundimit.
Ajo financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku Bashkia Sarandë është pwrfituese. /sarandacity.al/