Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Detaje nga ngjarja e kobshme në Janjar: kështu u gjet Bekim Brahimi i shqyer nga derri i egër

by
20 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja nga ngjarja në fshatin Janjar, ku gjeti vdekjen nga derri i egër 65-vjeçari Bekim Brahimi.

Viktima kishte dalë nga shtëpia e tij mëngjesin e së mërkurës për të mbledhur sherebelë.

Me vete kishte marrë dy gomerë dhe qentë që shpeshherë ai i merrte edhe kur dilte për gjah.

Kur kish shkuar mesdita, rreth orës 3-4 dhe ai ende nuk ishte kthyer në shtëpi, kjo e shqetësoi bashkëshorten e cila kërkoi ndihmën e fqinjëve të vet për ta kërkuar.

U nisën në kërkim të tij dhe rreth 1 km larg, në mal, në kufi me Greqinë u përballën me një pamje tronditëse.

65-vjecari Bekim Brahimi u gjet i pajetë në tokë mes një pellgu gjaku, afër tij ishin dy qentë dhe dy gomerët që kishin të ngarkuar edhe thasët me sherebelë.

Viktimës gjaku i rridhte nga krahu i majtë që tregonte se ishte pothuajse i shkëputur deri afër zemrës.

Sipas kryeplakut të fshatit Janjar Neshat Mehmeti, që portretin e tij e bën si njeri tepër pozitiv dhe që u vinte shpesh në ndihmë bashkëfshatarëve të tij me linjën Janjar – Sarandë dhe anasjelltas, ndoshta qentë kanë pikasur ndonjë derr të egër i janë turrur dhe kafsha më pas i është turrur viktimës duke e lënë atë të pajetë.

Ndërsa pamja ishte e tepër e rëndë për fqinjët e tij që e gjetën, vështirësia tjetër ishte transportimi i trupit të viktimës.

U desh të vihej përsëri në fshat dhe të sajohej një barelë për transportimin e trupit të pajetë.

Gjithë kjo sorollatje bëri që trupi i pajetë i 65-vjecarit Bekim Brahimi të shkojë në familje rreth orës 23.00.

I ndjeri kishte pak kohë që kishte dalë në pension.

Ka katër fëmijë, 3 vajza të martuara dhe një djalë që punon prej vitesh në Igumenicë, Greqi. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Vodhi Skodën në Lagjen 1 por policia s’e lë ta gëzojë

Next Post

Shkrimi kritik: tabelë pa një “gisht pluhur” në Lëkurës – Çukë

Related Posts

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023
Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin
Ekonomi

Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin

28 Dhjetor, 2022
Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi
Ekonomi

Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi

2 Dhjetor, 2022
Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë
Sociale

Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë

30 Nëntor, 2022
A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit
Kujtesë

A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit

28 Nëntor, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.