Eri Sulo, drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit ka postuar një foto në Facebook ku duket se ai është nën shoqërinë e tre figurave të njohura për të gjithë.
“Një ditë e bukur në Butrintin magjik me tre arkitektët e punëve të mira, Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Endri Fuga“, shprehet Eri Sulo në këtë postim.
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë nuk ka nevojë për prezantim; Arbjan Mazniku, nënkryetar në Bashkinë Tiranë; ndërsa Endri Fuga, drejtor i komunikimit në kabinetin e Kryeministrisë. /sarandacity.al/