Dy bizneset familjare të zonjës Giota Panagiotopoulou , gruaja e Zv/ministrit të Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias u vunë në shënjestër natën e kaluar, në Vyronas, kur persona të panjohur vendosën tre pajisje zjarrvënie.
Në një deklaratë të transmetuar nga ANT1, Z. Hardalias nënvizoi se “disa njerëz të pacipë që duan të luajnë në errësirë, e cila është hobi i tyre i preferuar dhe gjithmonë me kapuç besojnë se ata mund të na terrorizojnë” dhe theksoi se “ne themi qartë se ne nuk kemi frikë prej tyre. Ata nuk do të na frikësojnë”.
“Ne do të luftojmë dhe do të bëjmë përsëri me Giota atë që ajo ka luftuar për një kohë të gjatë për ta bërë, por në çdo rast mesazhi është që ne të mos kthehemi prapa te parimet dhe vlerat që si qytetarë aktivë dhe personalitete ne përpiqemi t’u shërbejmë në gjithë këto vite. Ata nuk do të na frikësojnë,” shtoi ai. Nga ana e saj, gruaja e tij, Giota Panagiotopoulou deklaroi: “Unë kam një gjë për të thënë. Asnjë hap prapa. Terrorizmi nuk kalon”.
Për më tepër, Nënsekretari i Mbrojtjes Civile postoi në Twitter: “Njerëz ideologjikë të ndrojtur dhe të pacipë, obsesivë të mbuluar me kapuçet e tyre, të fshehur në errësirë që ata e duan aq shumë. Fiksojeni mirë në mendjen tuaj: jetët tona, vlerat tona, demokracia jonë nuk frikësohen!
Ne nuk kemi frikë nga ju, nuk bëjmë një hap prapa për gjithçka që kemi mësuar të luftojmë. Drita gjithmonë do të fitojë…”. /sarandacity.al/