Nuk ka patur asnjë befasi në mbledhjen e radhës së Kryesisë demokrate. Aty u miratuan katër emrat që do rivalizojnë me Bashën për kreun e PD-së, të cilat janë: vetë Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agroh Shehaj. Ndërsa rebeli Ibsen Elezi nga Kukësi u skualifikua
Pak më herët Kryesia e Partisë Demokratike nxorri jashtë gare edhe Admir Mulajn, Edmond Vrapin, Mirjan Jashanllarin dhe Sabri Hoxhën.
Kryesia votoi në unanimitet që të përjashtoheshin nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe se nuk kishin profil publik. /sarandacity.al/