Bukuria e magjia e Syrit të Kaltër po cenohet vitet e fundit nga tharrja e rrepeve aty.
Ing. Kristo Kauri dha një shpjegim se pse ndodh kjo dhe se ç’rreziqe të mëtejme ka për të gjithë habitatin natyror rreth e rrotull.
Sipas tij, shteti duhet të ndërhyjë urgjent për ta shpëtuar Syrin Kaltër e jo vetëm nga kjo që po ngjet.
Ing. Kristo Kauri shkon dhe më tej në shqetësimin e tij, teksa shkruan se “rrapi është një nga drurët më të dashur për në shqiptarët. Ne i kemi thurrur këngë, poezi, elegji, legjenda, ne e kemi shpallur Monument Natyre për vlerat që ka.
Drurët e rrapit me të drejtë janë krenaria dhe historia e një fshati, e një krahinë, e një vendi. Nën hijen e tij mblidhen brezat dhe marrin vendime historike.
Për sa kohë drurët e rrapit qëndrojnë në këmbë, do të qëndrojnë në këmbë dhe krenaria, historia, mitet, legjendat.
Kur ato braktisen nga ne, thahen, kalben, rrëzohen, rrëzohet krenaria dhe historia e një fshati, e një zonë, e një vendi. Çdo gjë fshihet nga kujtesa”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/qMbwYx8ptWg