Lojrat e Rërës në Ksamil, që kanë për inisiator e organizator aktivistin Soraldo Nebo, shënuan edicionin e radhës këtë fillimsezoni.
Pak ditë më parë, aty, buzë detit, në një mot fantastik, u zhvilluan përballjet për vajza në volejboll, ku morrën pjesë shkollat e Sarandës, të Ksamilit e Konispolit. U ndanë dhe çmimet respektive.
Priten këto ditë dhe përballjet e djemve.
Më poshtë mund të ndiqni një kolazh filmik të këtij aktiviteti, i cili përbën një risi për Ksamilin e të nxjerr mallin e spartakiadave të dikurshme mes shkollash, të atyre para ’90-ës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/JCLN0lk__Oo