Një 43-vjeçar në Delvinë, bashkëshort relativisht i ri gjykuar nga mosha, ka rrahur gruan e tij, gjë që i ka hapur telashe me policinë, pasi është arrestuar nga kjo e fundit.
Në njoftimin zyrtar thuhet:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Dhuna në familje’, shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme”.
Kujtojmë se në planin social, Delvina po kalon një krizë të rëndë ekonomike vitet e fundit, gjë që ka çuar në majisjen e problemeve në çift në familje, deri në përdorimin e dhunës. /sarandacity.al/