Shkon të rinovojë dokumentet, por shqiptarin e kërkuar për vrasje nuk e ndih fati pas 11 viteve në arrati
Ai, një 35-vjeçar është diktuar dhe arrestuar, pasi dyshohet si autor i një vrasjeje të ndodhur 11 vjet më parë në Lamia.
Shqiptari ishte shpallur në kërkim policor 11 vjet më parë dhe qëndronte i fshehur në Kretë.
Policia zbuloi se 35-vjeçari kërkohej për vrasjen e një bashkëatdhetari, ngjarja e ndodhur në Lamia në vitin 2009.
Ai do të transferohet pikërisht në Lamia për procedurat e mëtejshme. /sarandacity.al/