Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Sarandë ka lajmëruar se të mërkurën Lulzim Basha do të jetë në qytet.
“Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, në kuadër të proçesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH-së, ditën e enjte, datë 27.05.2021, në orën 11:00 në ambjentet e Hotel “Mediterrane” do të zhvillohet një bashkëbisedim me z.Lulzim Basha!”, është lajmërimi i postuar nga FRPD Sarandë.
Basha ka filluar fushatën për kreun e ri të PD me takime me anëtarëësinë. Përballë tij janë tre rivalë, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe vlonjati Agron Shehaj. Më i fortë ngjan ky i fundit, pasi arriti të marrë një numër rekord votash më 25 prill në Tiranë, duke mundur Berishën e rivalizuar denjësisht me Bashën. /sarandacity.al/