Babis Agnastatopoulos ka vendosur të braktisë vilën e tij në Glyka Nera të Athinës, aty ku u shënua kthesa tragjike e jetës së tij familjare, pasi iu vra bashkëshortja 20-vjeçare gjatë një grabitjeje.
Mediat greke bëjnë me dije se ai ka marrë vendimin të jetojë diku tjetër së bashku me foshnjen 11-muajshe.
Së shpejti vila do të boshatiset dhe ai do të jetojë diku tjetër teksa njolla e krimit do të mbetet ende në banesë.
Hetimet vijojnë për vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, por deri më tani ende nuk ka asnjë autor. /sarandacity.al/