Autobusi i Bashkimit Europian që po përshkuan qytetet e Shqipërisë u ndal dje në Delvinë.
Përfaqësuesi i delegacionit Europian Gambert Ludva, ambasadori i Republikës Çeke dhe ambasadori i Spanjës Alonso, janë pritur nga Majlinda Qilimi, kryetare e Bashkisë Delvinë.
“Është e rëndësishme për çdo komunitet sado i madh apo i vogël qoftë ai, në veri apo në jug të Shqipërisë.
Komuniteti ynë ka rëndësinë dhe përgjegjësinë e vet në përshpejtimin e hapave drejt familjes së madhe europiane, ku jemi të sigurt se do të aderojmë shumë shpejt!”, është shprehur Majlinda Qilimi në faqen e saj të Facebook.
Delegacioni Europian përfshiu Bashkinë e Delvinës në kalendarin e festimeve të Javës Evropiane për herë të parë.
Kujtojmë se ky qytet, 16 km larg Sarandës, po përjeton një zhbrazje vitet e fundit dhe një rënie ekonomike nga disa faktorë.
Aty dominon bindja se “qyteti po mbarron”, pasi të gjithë duan të largohen. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?