Dy herë i është ndëprerë fjala deputetes në pritje të Sarandës Anila Denaj, gjatë hapjes së sezonit turistik mbrëmjen e së premtes, ku dhe ajo qe prezente.
Në fakt e ndërpreu vetë, e diktuar nga fishekzjarret e lëshuara, të cilat me shurmën dhe tërheqjen vizive tërhiqnin vështrimet e dhjetra të pranishmëve, duke e detyruar kësisoj znj. Denaj që të pauzonte në fjalën e saj përshëndetëse.
Ndoshta, hedhësit e tyre, në respekt të zonjës që do përfaqësojë Sarandën si deputete në katër vitet e ardhshme, duhej të gjenin një tjetër moment më të favorshëm për lojën e xixëllimeve festive në qiell. /sarandacity.al/
https://youtu.be/wO1VC4kV-xQ