Policia e Himarës ka proceduar tre persona në Dhërmi për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Bëhet fjalë për fenomenin që tashmë në këtë kohë merr përmasa “kërcënuese”, pasi tentohet zënia e mjediseve për përfitime nga sezoni.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapsirën publike, proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:
- K., 45 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur ‘Havana e re’, Dhërmi, duke vendosur një skelet hekuri, pa lejen e organeve përkatëse.
- B., 44 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur ‘Perivoll’, Dhërmi, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.
- K., 43 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike (trotuar), në shëtitoren e fshatit Dhërmi”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Eshtë ky një sinjal që dhe për Sarandën e Ksamilin, ku siç duket nuk do ketë tolerime këtë vit. /sarandacity.al/