Në Dhërmi u mbajt mbledhja e Komitetit të Turizmit si një nga pikat më të frekuentuara në sezonin e verës.
Në këtë mbledhje merrnin pjesë: Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit; Flamur Mamaj, Prefekti i Vlorës; specialistë të Komitetit të Turizmit; Adrian Gurma, Kryetar i Bashkisë Sarandë.
“Diskutuam për një sezon turistik të sigurt dhe brenda standarteve. Respektimi i protokollit shëndetësor, aplikimet për stacionet e plazhit dhe mostejkalimi i nivelit të zhurmave dhe muzikës, ishin pikat ku u përqëndruan diskutimet tona”, është shprehur Ministri i Turizmit Klosi.
Sezoni turistik 2021 ka fillluar të ndihet në qytetet e jugut, të cilat përveç detit i ofrojnë turistit dhe turizëm kulturor e kulinar. /sarandacity.al/