Ditë më parë, do largohej nga kjo botë një ndër emrat më mbrësëlënës të arsimit sarandiot, Skënder Muho, një personalitet i dijedhënies në sistemin ish-8-vjeçar.
Familja e tij i besoi Sarandacity një pjesë nga ditari familjar shkruar prej vetë të ndjerit, që shërben si një biografi telegrafike e jetës së tij.
Ja ç’shkruan mësuesi i shquar i Delvinës dhe më pas i Sarandës, në vetën e tretë, për veten e tij.
“Skënderi lindi më 09.03.1936, pranë ish-Shtëpisë së Oficerave, në atë kohë ka qenë strehina e Kryqit të Kuq.
I apasionuar pas muzikës dhe kërcimeve, si dhe pas topit me leckë, 12 vjeç u drejtua ne Liceun Artistik. Më 1950-1953 shkoi në shkollën e fiskulturës. Më 1954 emerohet Shefi i Pionerëve Gjirokastër. Gjatë kësaj kohe luante futboll me Luftëtarin. Më 1959 thyen këmbën. Ka qëndruar 7 ditë në spital në Shkodër. Shkuan dhe e ndihmuan shokët e tij: Minello Bala, Aleko Dajko, Rapo Lepuri.
Per
Me 1963-1965 ndoqi studimet dhe u diplomua si mësues për shkollën fillore ne Gjirokastër.Pas studimeve me rezultate të larta, sistemi i asaj kohë i dha bursën për të studiuar 6 vjet në Bashkim Sovjetik. Për arsye familjare ai zgjodhi të mos shkonte dhe të vazhdonte studimet brenda vendit.
Më 1967-1969 vazhdon studimet e metejshme për Histori-Gjeografi- Fiskulture në Univeristetin e Shkodrës dhe me 03.06.1969 i jepet titulli ” Mesues i Historise-Gjeografise-Fiskulturës” për shkollen 8-vjeçare. Pas diplomës se plotë u transferua mësues në Gjirokastër dhe me vonë u transferua në Delvinë.
Me kërkesën e të atit të vet u transferua përfundimisht në Sarandë, ku ka mbajtur pozicionin e mësuesit, nëndrejtorit dhe drejtorit për disa vite të shkollës “Adem Sheme”.
Më 1958 u martua dhe lidhi jetën me Ksanthipin dhe lindën dy fëmijë, Kastriotin dhe Lauretën. Pas daljes në pension zgjodhi të punonte dhe u morr me tregëti për shumë vite, por asnjëherë i larguar nga libri, sporti dhe muzika.
Më 22.11.2012 u shpall Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë”. /sarandacity.al/