Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një “lutje e gjaku” nga Finiqi për kryeministrin Mitsotakis: Pse duhet ta hapni Qafë Botën

by PorositWeb
31 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Për kryetarin e Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço, vazhdon të jetë ende shqetësuese mbyllja e kufijve me shtetin grek, qoftë ajo nga Qafë Bota por edhe nga Kakavija.

Për zgjidhjen të këtij shqetësimi ai i është drejtuar me një letër  Kryeministrit Mitsotakis, Presidentes Sakellaropoulou, si dhe Z. Niko Hardalia, Zv.ministër për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave.

Në letër, ai cek si pasojë atë që përbën dhe dramën e minoritetit, braktisjen e mëtejshme të fshatrave të tyre në Shqipëri.

REPUBLIKA E SHQIPËRISE

Finiq, më  27/05/2021

Z. Kyriako Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë

Znj. Katerina Sakellaropoulou, President i Republikës Greke

Z. Niko Hardalia, Zëvendës Ministër për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave

I nderuar  Zoti Kryeministër,

Edhe një herë, unë do të doja t’ju përcjell shqetësimin e madh të banorëve të Bashkisë së Finiqit dhe të gjithë bashkive përreth për kufizimin e stërgjatur të lëvizjes në pikat kufitare për shkak të pandemisë, e cila solli  pasoja të pariparueshme për ekonominë, shëndetin dhe anën psikologjike.

Çdo ditë në zyrat tona paraqiten njerëz me probleme serioze shëndetësore, familje që vijnë nga Greqia për t’i dhënë lamtumirën të afërmëve të tyre ose për t’u kujdesur për pronat në vendbanimet  e tyre, duke kërkuar lehtësinë e hyrjes dhe daljes në pikat kufitare në Kakavi dhe Qafëbotë, dhe ne nuk jemi në gjendje t’u japim atyre një përgjigje pozitive, pasi kufiri ditor i hyrjes në Greqi prej 400 personash mbahet ende në fuqi në Kakavi dhe pika  doganore e Qafëbotës mbetet ende e mbyllur.

Në këto rrethana, jeta e përditshme e banorëve tanë këtu është  shqetësuese. Ne besojmë se çdo vonesë në lejimin e lëvizjes e përkeqëson më tej këtë situatë, çon më shumë në braktisjen e përhershme të fshatrave të tyre dhe në përgjithësi zbrazet vendi.

Mos të harrojmë se këta shtetas janë gjithashtu shtetas të Greqisë dhe kanë të drejtë të kërkojnë trajtim më të mirë nga vendi i tyre amë.

Sidoqoftë, mbetet në nderin dhe përgjegjësinë tuaj që të zgjidhni këtë çështje, e cila, gjithashtu, prek edhe bashkitë kufitare.

Shpresojmë që kësaj here të kemi zgjidhjen e kërkuar.

Juaji sinqerisht

Kryetari i Bashkisë        

Kristo Kiço. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Detaje nga vrasja mafioze e shqiptarit në Athinë: kush ishte dhe mallkimet e të ëmës

Next Post

Ikja e një personaliteti: kush ishte Skënder Muho, mësuesi unik i Histori-Gjerografi-Fiskulturës

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Njeriu i Athinës në Tiranë: Ç’ka thënë Ismail Qemali në gazetën e tij shqiptaro-greke
Politikë

Njeriu i Athinës në Tiranë: Ç’ka thënë Ismail Qemali në gazetën e tij shqiptaro-greke

24 Mars, 2023
Ngushtohet laku për Arben Ahmetajn
Politikë

Ngushtohet laku për Arben Ahmetajn

24 Mars, 2023
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

21 Mars, 2023
Një grua në krye të spiunazhit shqiptar?
Sport

Një grua në krye të spiunazhit shqiptar?

17 Mars, 2023
Rama i “gëzohet” arrestimit të “shembëlltyrës” së tij
Politikë

Rama i “gëzohet” arrestimit të “shembëlltyrës” së tij

16 Mars, 2023
Pa mëshirë! Arrestimi më i fundit i një kryebashkiaku nga SPAK
Politikë

Pa mëshirë! Arrestimi më i fundit i një kryebashkiaku nga SPAK

16 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.