“Bregdeti Ynë”, pritet të jetë një operacion gjigand i sapoparalajmëruar nga Rama, i cili me gjasë po fut të dridhurat dhe në Sarandë e Ksamil.
Bëhet fjalë për një fshirje e çdo ndërtimi pa leje në bregdet, por që do ketë të veçantë ndëshkimin zinxhiror, deri te punëtori i thjeshtë.
Ndaj, nga Shëngjini, Rama përcolli një apel: “Operacioni nis javën e ardhshme, dhe të gjithë ata që e dinë këtë, të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagrance dhe kur duhet të ballafaqohen me shkeljet e rënda, të fillojnë t’i prishin vetë.
U bëj me dije dhe shumë të qartë që nga instruktori deri te punëtori i thjeshtë se me kodin penal janë të gjithë pjesë e e zinxhirit të fajësisë. Sepse nuk mundet dot të thuash unë jam një punëtor, më morën nuk di ça bëj, është njësoj sikur të thuash më morën të mbillja bar po në fakt po mbillja kanabis. Më morën të transportoja miell, po në fakt ishte kokainë, është e njëjta gjë. Të gjithë do ndalohen dhe penalizohen.
Kjo është pasuria me e madhe që kemi, ka ndodh ça ka ndodh, nuk mund të lëmë që për arsye të situatave të komplikuara, tërmeti pandemi, të bubërrojë sërish nën vështrimin indiferent të disa punonjësve dhe policisë…”, tha Rama. /sarandacity.al/
https://youtu.be/Ijnga6YEohA