Policia e Sarandës arriti të kapë autorin e një aksidenti në Livadhja, i cili, pasi përplasi një grua me motor, u largua nga vendngjarja duke e lënë të moshuarën të plandosur në asfalt pa vetëdije.
Ai është shtetasi 29-vjeçar Rustem Xhallari nga Pandalejmoni.
Ai ngiste dyrrotëshin me targën AU 801, kur goditi në rrugë 78-vjeçaren Eli Marini. Kjo e fundit sapo kishte lëshuar bagëtitë për kullotje, kur, e gjendur në një moment në rrugë, është përplasur nga motori(ky që shihni në foto).
Policia po heton se si ndodhi aksideni. /sarandacity.al/