Vijon të mbetet mister vdekja e Evgjeni Baxhos, 23-vjeçares nga Delvina, shtuar më tepër nga gjetja e disa simboleve me lapostil në trupin e saj.
Së fundi, për to, ka komentuar profesori i Profilizimit Kriminalistik, Ervin Karamuça. Cituar na Newsbomb, ai thotë se e ndjera ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.
“Unë them ky është ritual. E kuqja është gjak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Nuk e përcaktojmë dot nëse ka qenë magji e zezë apo e ndonjë rituali që kemi ne këtu”, është shprehur profesor Karamuça.
Më tej, ai dyshon se Evgjeni Baxho mund të ketë tentuar të dalë nga “ky rrjet” dhe është “hequr qafe”. “E ndjera do ketë tentuar të dalë nga rrjeti. Grupet janë të njëjta, ideologjitë janë të ndryshme. Kur tenton të dalësh nga grupi ata të heqin qafe”, tha Karamuça në Abc News.
Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha që publikoi për herë të parë simbolet e mëposhtme, që ishin ne trupin e vajzës, tha se ato janë shkruar para se ajo të ndërronte jetë. “Shenjat janë shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Nuk janë tatuazhe. Autoritetet nuk kane njohuri në këtë fushë”, ka thënë Hoxha. /sarandacity.al/