Pak para se të nisë një operacion i paralajmëruar nga Rama, nën slloganin eufemik “Bregdeti Ynë”, i cili do ketë në shënjestër të gjitha ndërtimet pa leje në bregdet, që nga Velipoja e deri në Ksamil, janë dhënë dhe goditjet e para. Janë dy arrestime, një në Lukovë dhe një në Ksamil, si sinjale që do ketë jo vetëm ruspa por dhe pranga.
Kjo u paralajmërua nga Rama një ditë më parë nga Shëngjini.
Sipas një njoftimi zyrtar, “Strukturat e DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
R. Ç., 37 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar dy objekte në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse.
Si dhe janë proceduar penalisht shtetasit:
L., D. L., A. L. (vëllezër), pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
F. I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
S. M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;
G. H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse”. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?