Ndryshe nga Basha, Edit Harxhi, rivale e tij për kreun e PD-së, si dhe ish-presidenti Nishani, mbështetës i Harxhit, e kryen me dyer të hapura takimin e tyre me demokratët e Sarandës. Më parë, Basha para tyre, zgjodhi dyert e mbyllura.
Harxhi tha se është e kotë të pretendosh vjedhjen e zgjedhjeve. Për të, Basha humbi më 25 prill dhe nuk duhet ta vijojë më drejtimin e PD-së.
https://youtu.be/8gTOhNK9veU
Ndërsa ish-presudenti Nishani tha se e kundërta është e vërtetë, që Rama do donte Bashën e jo siç pretendon ky i fundit se Rama kërkon ikjen e tij nga drejtimi i PD-së. /sarandacity.al./
https://youtu.be/vhOLOegWoE4