Në Vlorë u regjistrua ezkekutimi i radhës.
Jetëhumburi nga “plumbat e hasmit” është Shkëlzen Velaj, 43 vjeç. Ai u qllua gjatë natës në derën e banesës së tij në Vlorë
Paraprakisht thuhet se Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”.
Viktima ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Ai e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit.
Dhe, në momentin që ka qenë duke hapur derën, drejt tij është derdhur një karrikator. Thuhet se autorët kanë qenë dy persona, makina e të cilëve u gjend më pas e djegur.
Këto ekzekutime në seri Vlorë ngjajnë me sagën mortore në Tropojën e para 20 viteve, ose me vetë Vlorën e 97-ës, sigurisht në një pjesë të saj e jo në të tërën. Në të tërën jeta vazhdon e qetë, duke u bërë gati për një sezon me të ardhura. /sarandacity.al/