Dy shqiptarë, të moshës 29 dhe 32 vjeç, u arrestuan në Paleo Faliro nga oficerët e policisë të OPKE dhe Departamentit lokal të Sigurisë, të akuzuar për formimin e një organizate kriminale, zhvatje, rrëmbim dhe dëmtime të rrezikshme trupore.
Sipas Policisë, dy autorët, së bashku me bashkëpunëtorin e tyre në kërkim, rrëmbyen një 25-vjeçar nga Bangladeshi, nga shtëpia e tij në Exarchia, dhe më pas shantazhuan një mikun e tij duke i kërkuar një shpërblim prej 10,000 euro, në këmbim të lirimit të tij.
Ngjarja u raportua në ELAS dhe pas një operacioni special, 25-vjeçari u gjet dhe u la i lirë nga banesa ku po mbahej, në Paleo Faliro, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës. /sarandacity.al/