Syri i Kaltër, një ndër asetet e Sarandës, magnet për sytë kureshtaër të vizitorëve vendas e të huaj, gumëzhin që në orët e para të mëngjesit dhe deri në mbrëmje.
Monumenti natyror vizitohet prej legjendës aq të preferuar për tu dëgjuar nga vizitorët kureshtar, fëmijë që luajnë me top e përfitojnë nga koha me diell e temperatura ideale për këta çamarrokë.
Një grup turistësh nga Ukraina kanë vizituar këtë monument natyror dhe janë shprehur se rikthehen për herë të tretë në Sarandë. Madje ata kanë rënë në dashuri dhe me Shqipërinë kësisoj, duke zgjedhur të bëjnë shqiponjën e famshme duke kryqëzuar gishtat.
Pavarësisht kushteve të rrugës, për të cilën ka nisur rehabilitimi, turistët dhe vendasit nuk ndalen duke e vizituar këtë perlë të jugut të Shqipërisë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/iw_6zv1aMWs