Zbulohen detaje të reja në lidhje me parcelën me drogë të kapur nga policia në fshatin Leshnicë të Bashkisë Finiqi.
Mësohet se janë asgjesuar në total 560 rrënjë “cannabis sativa” me lartësi rreth 30 cm.
Të arrestuarit janë dy barinj, Ardian Kuçaj 53-vjec dhe Ilirjan Xhufi, të dy banorë në Delvinë.
Mësohet se ata thjesht mirëmbanin dhe ruanin parcelën në vendin e quajtur “Kocat” në Leshnicë, por dyshohet se të tjerë persona mund të jenë financues, organizatorë dhe pronarë. /sarandacity.al/