Fëmijët e kopshtit privat “Topolino” e festuan 1 Qeshorin së bashku me prindërit e tyre ne Syrin e Kaltër. Sllogani i festës ishte: “Kam dhe unë të drejtën të kem atdheun tim”.
Aktiviteti ishte i konceptuar në bazë të të drejtave themelore të femijeve, si e drejta për të patur familje, emër, atdhe, të shkoj në kopësht, të ketë kujdes shëndetësor, të ushqehet mirë, të argëtohet, të ketë shok e shoqe.
Tërhoqi vëmendjen e prindërve, interpretimi shumë i bukur i grupit të II dhe të III, ku fëmijët nëpërmjet humorit, evidentuan të metat në sjelljet e prindërve me fëmijët dhe vet fëmijët ndërmjet tyre. /sarandacity.al/
https://youtu.be/vI41APoWoHU