Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një kënd lojrash në Sarandë: kur zgjidhje kolektive burojnë nga halle personale

by PorositWeb
6 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Prindërit me fëmijë e kuptojnë sa të pakta janë mundësitë për të argëtuar të vegjlit e tyre në çdo stinë në qytetin tonë.
Me fluksin e vizitorëve të qytetit rritet dhe numri i fëmijëve që luajnë në parqet e qytetit.

Nisur nga dëshira për të qenë e qetë gjatë kohës që punon që fëmijët e saj do të argëtohen e jo të mërziten, Valbona Kërpaçi vendosi të realizonte një ide që i rrinte në kokë që kur u vendos në Sarandë dhe hapi biznesin e saj: të ndërtonte një park ku fëmijët e saj dhe çdo fëmijë pranë asaj lagjeje të kishin mundësi të argëtoheshin.

“Nuk dua të përmend as kosto, as shpenzime, as lodhjen për të bërë të mundur këtë park lojërash, e kam bërë me shpirt jo vetëm për fëmijët e mi, por të gjithë prindërit janë të mirëpritur ti sjellin fëmijët e të luajnë. Nuk ka gjë më të rëndësishme se lumturia e një fëmije”, shprehet Valbona.

Një park lojërash pa pagesë, kushdo mund të jetë vizitor, madje Valbona shton:

“Në një të ardhme shumë të afërt dua të ndërtoj një park lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar, sepse nuk e gjen as këtu as në qytetet përreth.”

Edhe në qoftë se çerdhet apo kopshtet kanë nevojë të ndryshojnë rutinën e tyre, janë të mirëpritur nga stafi i këtij hoteli.

Jo vetëm një park lojërash me tapet jeshil, por aty gjendet dhe një fushë futbolli, që mund të transformohet dhe në fushë basketbolli.

Kanë qenë fëmijët e shtëpisë “Vangjel Pulla” ata që e kanë inagururuar ditën e sotme këtë park, ku kanë luajtur, kërcyer dhe kanë kaluar disa orë duke u argëtuar.

Edhe pse nuk duan të reklamohen për këtë vepër që kanë bërë, prindërve do t’iu duhet një adresë se ku ndodhet ky vend.

Në Lagjen numër 1, në ambientet e Hotel Saranda Internacional gjendet ky park lojërash për të gjithë fëmijët e qytetit. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Një festë fëmijësh te Syri i Kaltër: si jua “hoqën veshin” prindërve

Next Post

Shqiptari që u ndoq me dron nga policia greke: kush është Gjergj Kapaj që trazoi Mykonos-in

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…
Sociale

Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…

20 Maj, 2023
George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!
Sociale

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

16 Maj, 2023
Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”
Sociale

Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”

11 Maj, 2023
OBSH: COVID-i mbarroi!
Sociale

OBSH: COVID-i mbarroi!

6 Maj, 2023
Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?
Sociale

Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?

4 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.