Policia e Sarandës bën me dije se rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gramoz Mema (i mesit në foto), i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I ndjeri ishte nga Tepelena me origjinë, nga fshati Koshtan, i zbritur në Ksamil këto 20 vite. Ekzekutimi i tij është bërë pranë shtëpisë së tij.
Ai kishte një lokal në te pallatet katër katëshe, ndërkohë që më parë kishte patur një biznes po lokal por të shitur, buzë detit te vendi i quajtur Gjiri i Baxhos.
Jetojnë mes Tiranës dhe Ksamilit, pasi kishte një shtëpi dhe në kryeqytet, ndërkohë që para dhjetë vitesh ishte kryesisht në emigracion.
Në Ksamil nuk përflitej si person problematik dhe arsyet përse është ekzekutuar janë ende të paqarta. /sarandacity.al/