Ksamili plot pushues të së dielës në mbrëmje iu prish qetësia, pasi persona ende të paidentifikuar ekzekutuan 48-vjeçarin Gramoz Mema, gati gati në derën e shtëpisë, thënë ndryshe në rrugën ku ai ecte çdo ditë për vajtje-ardhjet në banesën eë tij.
Një ish-emigrant në Angli deri para 10 vitesh, ai ishte djalë i vetëm dhe jetonte gjithashtu vetëm me nënën e tij.
Me origjinë nga Tepelena, ata kishin zbritur 15 vitet e fundit në Ksamil. I ndjeri kishte dhe një banesë në Tiranë, ku thuhej se jetonte dhe aty një pjesë të kohës.
Në Ksamil posedonte një lokal, ndërkohë që një tjetër buzë detit e kishte shitur.
Policia është në kërkim të të dhëna të ndryshme që mund të çojnë në arsyet e ekzekutimit të tij. /sarandacity.al/
https://youtu.be/GEbz26B-e6g
https://youtu.be/tm-ASYD83DE
https://youtu.be/CPQNCSek-jg
https://youtu.be/7rbCYKjrH6s
https://youtu.be/9umcJFV0b74