Segmenti i pritshëm Kardhiq – Delvinë, që në fakt nuk e prek fare Delvinën si qytet por vetëm ca fshatra të saj, të Rezomës më saktë, është shndërruar në një shpresë apo iluzion, që nuk dihet sa real do jetë, për ringritje, rifaktorizim ekonomik.
Ketë e beson kryebashkiakja e atyshme Majlinda Qilimi, e cila ka marrë një takim me banorët e Fushë Vërrisë, një prej fshatrave me fat nga ky segment me rëndësi dhe për turizmin e jugut.
“Me banorët e fshatit Fushë-Vërri për të diskutuar rreth projektit që do t’i ndryshoje pamjen qendrës së këtij fshati.
“Tashme kur aksi rrugor Kardhiq-Delvinë po shkon drejt fundit, Fushë-Verria si dhe shumë fshatra të tjera të Njesisë Administrative Vergo do të kenë mundësi më të mëdha zhvillimi në të gjitha aspektet”, shkruan gruaja që ka marrë barrën e qeverisjes së një zone në krizë përspektive dhe me ikje të shumta, ku veçon dhe qyteti, Delvina. Kjo e fundit, vështirë se mund të përfitojë diç nga Kardhiqi, pasi njëjtë paralel e përshkon në anën tjetër dhe Muzina. /sarandacity.al/