Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.
Një tjetër arrestim është kryer në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nisur në fillim të kësaj jave në Breg, Sarandë e Ksamil,
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Qeparo, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’, i shtetasit P. P (Petraq Pali), banues në fshatin Qeparo.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen ‘Megaith’, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’” thuhet nga Policia. /sarandacity.al/