Një efektiv i “Shqiponjave” në Sarandë me inicialet L. M., është prangosur nga kolegë të tij nën dyshimin e përfshirjes në trafik droge.
Fjala është për efektivin Lavdosh Metaj, 38 vjeç, i cili bënte dhe një jetë me naunca hedoniste, pra qejfi.
Ka ndodhur kjo gjatë operacioni të Komisariatit të Sarandës. Veprimet janë bërë nga SHÇBA, pra nga Kontrolli i Brendshëm. Operacioni vijon.
Mësohet se efektifi i arrestuar është me origjinë nga Ballshi dhe jetonte në Sarandë.
Ngjashëm ka ndodhur dhe pak vite më parë, ku një efektiv me origjinë nga Patosi, oficer policie, me detyrë në Delvinë, u ndalua dhe u proceduar për përfshirje në trafik droge. /sarandacity.al/