Kryeministri Rama shpalli risinë e mandatit të tretë të qeverisjes, e cila do jetë në komunikim.
Gjatë fjalë së tij në Kongresin e PS mbajtur në Air Albania, Rama theksoi krijimin e një instance që do quhet Këshilli Kombëtar.
“Dua që mandati i tretë të shënoj një hapje të re të Këshillimit Kombëtar, dua që populli të mos dëgjohet një herë në katër vjet, por të dëgjohet të paktën një herë në vit. Për çështjet me interes kombëtar ne do i ndajmë me popullin dhe do këshillohemi me të gjithë që do duhan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar, që do të jetë një institucion ndërveprimi me shkrim me të gjithë qytetarët e këtij vendi”, tha i pari i qeverisjes.
Për Ramën, e reja tjetër e mandatit të tretë do jetë pastrimi i administratës nga të padenjët për aty.
“Do shtyjmë më fort përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e sektorit publik nga parazitë dhe arrogantë të veshur me mbulime politike, që e bëjnë flamurin e PS të duket si leckat e Gabit”, theksoi Rama.
Siç tha ai, mandatin e tretë vetëm një fije e ndan nga nderi dhe turpi. /sarandacity.al/