Socialistët e Sarandës pozuan në grup në kuadër të Kongresit tyre zhvilluar në Air Albania.
Në ballë shihen kryebashkiaku Adrian Gurma si dhe deputetja në pritje Anila Denaj.
Por shihen gjithashtu dhe portrete njerëzish me dritë-hije në perceptimin publik, si individë që pushtetin e përdorin si mjet pasurimi.
Dhe besohet që ca fjalë të Ramës në Kongres të kenë qenë pikërisht për ta:
“Do shtyjmë më fort përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e sektorit publik nga parazitë dhe arrogantë të veshur me mbulime politike, që e bëjnë flamurin e PS të duket si leckat e Gabit”, tha Rama, ku në fakt duhej t’i mëshonte fort dhe korruptimit.
Sepse tej fenomenit të thashathemnajës tipike shqiptare, si vend i vogël, asgjë s’u shpëton njerëzve nga ajo që ndodh me njerëz të pushtetshëm.
Mjaft të thuhet se në ketë foto ka shumë emra që prej vitesh kanë mbajtur poste publike, por që kurrë s’janë përfolur si të korruptuar. /sarandacity.al/